Flash News

KRYESORE

Vizita e të rinjve shqiptarë në Bruksel: Maqedonia e sigurt për negociatat, Shqipëria jo

Vizita e të rinjve shqiptarë në Bruksel: Maqedonia e sigurt

Delegacioni i Albanians for EU Forum, kreu një vizitë disa ditore në Bruksel. Dita kryesore ishte 2 prilli 2019, gjatë së cilës Forumi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme, pranë Parlamentit Evropian. Vizita u mundësua falë bashkwpunimit me eurodeputetin, z. Knut Fleckenstein dhe stafin e tij. I ftuari kyç i mbledhjes ishte komisioneri Hahn. Gjatë diskutimit mbi politikat e zgjerimit, ai theksoi se Ballkani Perëndimor po bën përparime të dukshme për t’ju afruar BE-së. Komisioneri Hahn tha se për dy vendet kandidate, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pritet që në qershor 2019 Këshilli Evropian të marrë vendimet përkatse mbi hapjen e negociatave. Lidhur me Maqedoninë e Veriut, ka shumë gjasa të merret një vendim pozitiv, sidomos pas Marrëveshjes së Prespës me Athinën. Komisioni Evropian – shpjegoi Hahn – është i qëndrimit se, nëse partnerët nga Lindja kanë përmbushur kriteret, atyre u duhet dhënë një dritë jeshile mundësie. Më pas ai shtoi se pjesëtarët e Këshillit nuk duhet te udhëhiqen nga frika dhe mëdyshjet në marrjen e vendimeve.

Grupi i Albanians for EU Forum vijoi takimet me deputetë të partive të ndryshme. Ata u mirpritën fillimisht nga  eurodeputetja Tanja Fajon, zv/presidenti i Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo dhe nw fund të ditës nga Eduard Kukan.

Kukan ishte shumë kritik me klasën politike shqiptare, duke e cilësuar si të paaftë në aplikimin e rregullave bazike të demokracisë. I kënaqur që po takonte një grup të rinjsh shqiptaro-evropianë, u shpreh plotësisht dakord se përpjekjet që po bën shoqëria shqiptare, jane një urë drejt BE-së. Ne raport me politikën, Kukan theksoi se shteti Shqiptar duhet të vazhdojë me detyrat e shtëpisë, e më tej të pretendojë hapjen e negociatave. Në takimet me zonjën Fajon dhe zotin Kukan përshtypja që Forumi krijoi ishte se hapja e negociatave të aderimit nuk përbën ende, fatkeqësisht, një siguri.

*Nga Albanian for EU Forum: https://www.facebook.com/AlbaniansforEU/

Të fundit