Flash News

KRYESORE

Vizita e tretë e Lleshajt në Shkodër, ish-deputeti: Një ministër në ajër, krimi e “përshëndet” me breshëri kallashnikovi

Vizita e tretë e Lleshajt në Shkodër, ish-deputeti: Një

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka komentuar vizitën e tretë brenda pak ditëve të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Shkodër.

Në rrjetet sociale, ish-përfaqësuesi i Shkodrës në Kuvend i shkruan ministrit se disa orë pas vizitës, krimi “e përshëndet” nga Fieri me breshëri kallashnikovi.

“Sander Lleshaj ishte sot ne Shkoder per te "treguar" vemendje per qytetin e tronditur nga krimi, por disa ore me vone krimi e "pershendet" nga Fieri me bresheri kallashnikovi drejt nje biznesi e duke lene pas nje makine te djegur. Jane lajme shqetesuese qe tregojne se sa "ne ajer" eshte ministri i brendshem. I njejti minister qe paradite ne kuvend me ze e figure tregoi se ka prioritet mbrojtjen nga qytetaret qe protestojne ndaj shefit te tij, duke i quajtur madje "grupim parapolitik"! Edhe krimi i lexon qarte prioritetet e Sander Lleshajt e prandaj livadhis e sfidon shtetin. Sa kohe nuk merret me qeverine, as Sander Lleshaj nuk merret me te!”, shkruan ish-deputeti.

Kujtojmë se një makinë e tipit ‘BMW’ është gjetur i djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”.  Nga të dhënat e para raportohet se persona ta paidentifikuar kanë qëlluar fillimisht me armë drejt një dyqani të materialeve për makina dhe më pas i është vënë flaka ‘BMW-se’ në periferi të qytetit.

Të fundit