Flash News

KRYESORE

Vizita emocionuese, futbollistët e Kombëtares bluza për arbëreshët e Piana degli Albanesi

Vizita emocionuese, futbollistët e Kombëtares bluza për

Delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka vizituar Piana degli Albanesi, një qytezë 35 kilometra larg Palermos, e cila është e populluar nga arbëreshët shqiptarë që kanë emigruar aty që nga koha e Skënderbeut, një takim emocionues përpara sfidës kualifikuese të Kombëtares me Italinë.

Fjalën përshëndetëse e mbajti presidenti i Rajonit të Siçilisë, Vito Skalia, ndërsa mes vështirësive për të ecur mes tifozëve që ende e kanë idhull, ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana iu bashkua të ftuarve speciale me pak çaste vonesë, po mes brohoritjeve. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kishte një falënderim special për komunitetin Arbëresh. Duka u shpreh: “Realisht jam i emocionuar, sepse kur e sheh në televizion apo e lexon nëpër libra realitetin e një kombi që për më tepër se 500 vite kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën është ndryshe.”

Në fundin e takimit, drejtuesi i futbollit shqiptar dhuroi disa fanella kuqezi me firmat e të gjithë futbollistëve, mes të cilave një prej organizatorët e takimit me komunitetin arbëresh dhe një për Shkollën e fëmijëve Arbereshë.

Të fundit