Flash News

KRYESORE

Vizita në Japoni, Ditmir Bushati dhe Paulin Stërkaj ‘detyrohen’ të heqin këpucët në takimin e rëndësishëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme sa i përket rritjes së marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Në takimin që zhvilloi me Hiroshi Hase, kreun e Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri në Parlamentin e këtij shteti, Bushatit i është dashur të heqë këpucët dhe t’i zhvillojë zbathur bisedimet. Ministri ka qenë i detyruar për shkak të traditës japoneze. Edhe deputeti Paulin Stërkaj që e shoqëronte ka bërë të njëjtin veprim, që në fakt ka qenë i detyrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Tavolina dhe mënyra se si ka qëndruar i ulur delegacioni shqiptar me atë japonez ka qenë gjithashtu sipas traditës së këtij shteti.

Të fundit