Flash News

KRYESORE

Vizita në Presidencë, mësohet se çfarë i kërkoi Rama Metës

Vizita në Presidencë, mësohet se çfarë i kërkoi

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Palët nuk kanë shpërndarë asnjë informacion zyrtar për atë se çfarë është diskutuar në takim midis lidërve, por mësohet se temë kryesore ka qenë marrëveshja e detit me Greqinë.

Rama i ka kërkuar plotfuqishmërinë presidentit Meta për të firmosur marrëveshjen me fqinjin jugor. Negociatat për këtë çështje pritet të përfundojnë së shpejti dhe nënshkrimi i marrëveshjes parashikohet të ndodhë brenda këtij muaji.

Qeveria pretendon se ka negociuar me palën greke një marrëveshje të re dhe që ruan sovranitetin e vendit, ndërkohë që opozita thotë të kundërtën.

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një tjetër faktor në këtë situatë, sepse në rast të hezitimeve dhe dyshimeve për kushtetutshmërinë e marrëveshjes, ajo nuk mund të dërgohet në Gjykatë për vendim.

Të fundit