Flash News

KRYESORE

Vizita shtetërore e Metës në Kroaci nën vëmendjen e mediave vendase. Televizionet dhe gazetat kroate i kushtojnë hapësirë të gjerë

Presidenti Ilir Meta ka nisur dje një vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Vizita do të zgjatë dy ditë dhe vjen në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia.

Kjo vizitë është ndjekur me vëmendje të veçantë nga media vendase.

Televizioni më i madh kroat HRT raportoi:

 “Kroacia do të vazhdojë të jetë një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në bashkimn Europian", tha Kolinda Grabar-Kitarovic në deklaratën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Presidenti i Shqipërisë Meta tha se vendi i tij i vlerëson përpjekjet e Kroacisë për të gjetur konsensusin në Bashkimin Europian për çeljen e negociatave”.

Portali “Hia.com.hr” shkruan për impresionet që Presidentja e Kroacisë ka marrë pas vizitës së saj zyrtare në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

“Takimet e nivelit të lartë zyrtar mes Kroacisë dhe Shqipërisë konfirmojnë partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Pas vizitës time shtetërore në Shqipëri vitin e kaluar dhe nderimeve shumë të larta që më rezervuan atje, jam shumë e lumtur t’i akordoj President Meta, një miku shumë të vyer të Kroacisë, titullin e lartë Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, shkruan “Hia.com.hr”.

Po ashtu edhe gazetat kryesore krotate  “Jutarnji List” dhe “Vecernji List” hapin faqet e para me tituj për vizitën e Metës në Kroaci.

Të fundit