Flash News

KRYESORE

Vizitat e shpeshta të ish-it, dashuria po ndryshon gjendjen e Demi Lovato

Mbrëmjen e së martës, të gjitha mediat në gjithë botën shkruajtën për gjendjen e rënduar shëndetësore të këngëtares Demi Lovato. Ajo ka përfunduar në spital pas një mbidoze te drogës dhe fansat, mbështetësit dhe familjarët e saj kaluan momente shumë të vështira, teksa prisnin lajme për gjendjen e saj shëndetësore.

Një ndër ata që e ka mbështetur më së shumti është dhe ish-i dashuri i saj, Wilmer Valderram. Dyshja e njohur janë ndarë në qershor të vitit 2016, po kjo nuk e ka penguar Valderram që të jetë pranë këngëtares, ai e ka vizituar çdo ditë dhe ka kaluar orë të tëra me të.

E gjithë familja e saj dhe Wilmer janë atje për ta mbështetur atë për një rikuperim sa më të shpejtë. Wilmer ka kaluar orë të tëra çdo ditë në spital me Demin. Ai duket shumë i shqetësuar për të. Ajo është duke pushuar dhe duke u bërë më mirë në spital”, ka thënë një burim i brendshëm për “People”.

Të fundit