Flash News

KRYESORE

Vizitat në Shkodër, Durrës e Elbasan, a po konfirmon Sandër Lleshi akuzat e PD për situatën e rëndë të krimit në këto qytete

Vizitat në Shkodër, Durrës e Elbasan, a po konfirmon Sandër

Zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, duket se ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e policisë vendore. Takimin e parë jashtë Tiranës, që pas emërimit në detyrë, zëvendësministri i Brendshëm e zhvilloi në Shkodër.

Ditën e djeshme, Lleshi u ndal në policinë e Durrësit ndërsa sot zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e policisë në drejtorinë e Elbasanit.

Ajo që bën përshtypje janë tre qytetet të cilat Sandër Lleshi ka zgjedhur të vizitojë të parat. Pikërisht Shkodra, Durrësi dhe Elbasani janë tre qytetet që opozita ka denoncuar më shumë sa i takon gjendjen së kriminalitetit.

Mesa duket, vizita e Lleshit dhe fokusi i mbledhjeve, ku sipas atyre që është raportuar në media ka qenë situata e rendit në qytetet në fjalë, duket se konfirmon denoncimet e bëra nga opozita, se vërtet situata e krimit në të treja qytetet është në nivele të larta.

Këtë e konfirmojnë edhe ngjarjet e ndodhura së fundmi. Në Durrës, vetëm pak ditë më parë u ekzekutuan dy persona, Edison Harizaj dhe shoku i cili ndodhej me të në makinë. Për këtë ngjarje nuk ka ende një të ndaluar nga ana e policisë.

Ndërkohë në Shkodër, vetëm një ditë pas vizitës së Sandër Lleshit në një nga zonat më të populluara të qytetit u ekzekutua Fatos Ferracaku.

 

Të fundit