Flash News

KRYESORE

Vizitoi 33 vende për rreth tre vjet, udhëtimi rekord me makinë elektrike

Wiebe Wakker, që njihet për aventurat e tij, e përfundoi në Sydney të Australisë udhëtimin 3-vjeçar me makinën elektrike “Volkswagen Golf”.

E njohur si “Wakker’s Plug Me In”, iniciativa kthehet në udhëtimin më të gjatë më makinë elektrike të regjistruar ndonjëherë dhe synon të frymëzojë një të ardhme pa karbon.

Wakker u nis nga Holanda në 15 mars të 2016-tës dhe përshkoi mbi 95 mijë kilometra përgjatë 1119 ditësh. Ai vizitoi 33 vende, ku tërhoqi vëmendjen për jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e makinave elektrike.

"Dua të ndryshoj mendimet e njerëzve dhe të frymëzoj njerëzit që të fillojnë ngarjen e makinave elektrike, duke treguar avantazhet e lëvizshmërisë së qëndrueshme. Wow çfarë udhëtimi", tha Wakker.

Të fundit