Flash News

KRYESORE

Vizitoi familjet e prekura nga tërmeti bashkë me vajzën e vogël, Inva Mula shpjegon arsyen

E ftuar sot në emisionin e pasditen në Tv Klan me Rudina Magjistarin, ka qenë sopranoja Inva Mula. Në këtë intervistë, ajo tregoi për vizitën që ka bërë në Durrës dhe Thumanë pas tërmetit. Sopranoja shqiptare ka marrë me vete në këtë vizitë edhe vajzën e saj të vogël.

Inva tregoi se e mori me vete në çadra, për të parë se si është jeta dhe me çfarë vështirësish përballen njerëzit.

“Mora me vete edhe Ninën, por jo për ta trembur. E mora për t`i treguar si është jeta. Ka prindër që nuk munden t’ua plotësojnë dot fëmijëve të tyre të gjitha kërkesat."

Po ashtu, ajo tregoi edhe për koncertin e bamirësisë që zhvilloi të dielën e kaluar, që do t’u vinte në ndihmë të prekurve nga tërmeti:

 “Nuk e kisha programuar ta bëja një koncert familjar, por duke shkuar për atje Nina më tha që donte të ngjitej në skenë për të recituar një poezi. Në fillim hezitova, por ajo insistoi dhe thashë po ia plotësoj këtë dëshirë. Nuk e dija fare se çfarë do recitonte. Kishte përgatitur një poezi për njerëzimin, mjedisin dhe gabimet që duhet t`i falim njëri-tjetrit. U surprizova. Kur po ktheheshim nga koncerti e pyeta: ‘Ku e gjete atë poezinë që recitove Nina’. ‘Nuk e gjeta’, më tha, ‘e krijova vetë'."

Të fundit