Flash News

KRYESORE

Vizitojnë të prekurit nga tërmeti, Rama batuta me ministren: Kjo është shejtan, unë jam dyshi prapa saj

Vizitojnë të prekurit nga tërmeti, Rama batuta me ministren: Kjo

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta me banorët e prekur nga tërmeti gjatë vizitës, ku e shoqëronte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në zonën e Vorës.

Ndërsa banorët i kërkuan të shohin nga afër edhe banesën e tyre, Rama u përgjigj se këtë punë ia ka lënë ministres Balluku, të cilën e cilësoi “shejtan që po e tha, e bën”.

Pjesë nga diskutimet:

Balluku: Për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti u dhamë prioritet këtyre me fëmijë, tani po nisim punën dhe me familjet e tjera.

Banorja: Meqë erdhe, bëje një vizitë te ne

Rama: Nuk ka nevojë ta bëj unë vizitën se kjo është shejtani më i madh që po e tha e bën, kështu që vazhdoni

Banori: Njësh është

Rama: po pra, unë jam dyshi, mbrapa asaj.

Të fundit