Flash News

KRYESORE

Viziton dy minatorët e plagosur, Basha mesazh Ramës nga Spitali: Beteja jonë, jo vetëm largimi i Xhafajt

Viziton dy minatorët e plagosur, Basha mesazh Ramës nga Spitali:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar mëngjesin e sotëm dy minatorët e plagosur një ditë më parë në galeritë nëntokësore të Bulqizës.

Nga Spitali Ushtarak, Basha deklaron se në muajt e fundit kanë ndodhur 7 raste fatale dhe vetëm në 5 vite të qeverisjes së PS kanë humbur jetën më shumë minatorë se në 20 vitet e fundit.

Basha thotë se qeveria e tij është e lidhur me mafien e kromit dhe korrupsionit, ndërsa pasojat e rënda bien mbi kurriz të qytetarëve.

“Gjendja e minatorëve është stabël. Aksidenti i plagosjes së dy minatorëve vjen pas një sërë aksidentesh që i kanë kushtuar jetën e 7 minatorëve në pak muaj në minierat e Bulqizës. Këto janë kostot e një prej ministrave më të korruptuar, Gjiknuri, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit që është përgjegjës për vdekjen e mbi 40 minatorëve në 5 vit që qeveris PS

Ia vlen të theksohet se në 5 vite mafia e kromit dhe e Edi Ramës e Damian Gjiknurit i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, që të ndalet ndaj duhet t’i japim fund qeverisjes të marrë peng nga krimi e korrupsioni.

Mafia e kromit ka marrë peng Edi Ramën, olsi Ramën, Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin. Është një arsye më shumë për gjithë shqiptarët se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve, por mafies së drogës, pengesa për shpresë e një jetë më të mirë.

Beteja që kemi nisur nuk është vetëm për largimin e Xhafajt, por këtë qeveri që ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që bëhet gati të bëjë gati aktin përfundimisht të tradhtisë për të mbyllur negociuar për të mbrojtur Xhafaj e liruar Tahirin”, u shpreh Basha.

Të fundit