Flash News

KRYESORE

Vjedhja e armëve në Pashaliman, denoncuesi: Ministria e Mbrojtjes po përpiqet të mbulojë këtë turp

Vjedhja e armëve në Pashaliman, denoncuesi: Ministria e Mbrojtjes po

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një denoncim nga qytetari digjital.

Denoncuesi shprehet se vjedhjen e armëve në Pashaliman, Ministria e Mbrojtjes po e trajton si çështje ordinere dhe jo siç është në të vërtetë, një skandal.

Berisha shoqëron denoncimin me komentin se militantët e Partisë kanabiste vodhën armët në Pashaliman.

Postimi i plotë:

Militantet e Partise Kanabiste vodhen armet ne Pashaliman!

Raport paraprak per vjedhjet ne bazen e Pashalimanit!

Lexoni mesazhin e qyteterit dixhital. sb

Prsh doktor Berisha dua te bej me dije per skandalin e radhes ne ministrin e mbrojtje per vjedhjen e bazes se pashalimanit.ministria e mbrojtjes do ta trajtoj si ceshtje ordinere dhe jo si nje skandal qe ka ndodhur ne ushtrin e natos.me konkretisht jan vjedhur nga nje inpektimi i bere praprakisht jane vjedhur mbi 5000 fisheke 50 granata dhe 3 automatik dhe pushke te reja te blera nga ministrija e mbrojtjes.Ju lutem anonim

Doktor, Pashalimani drejtohet nga militant dhe jo nga profesionist, ka mungese te theksuar te organizimit te sherbimit te rojes, nuk mundet kurr qe te kryhet sigurimi i ruajtjes ne ate menyre organizimi, pa plan studimi te mbulimit te rrezes se ruajtjes, personel te paket, sherbim 12 ore naten pa nderprerje, etj, etj, mungesa , dhe rezultati u pa, komanda dhe ministrja bejne sikur…..duan te mbulojne kete turp…

 

Të fundit