Flash News

KRYESORE

Vjedhja e kasafortës dhe dy makinave të biznesmenit në Elbasan, Boçi: Krimi është trimëruar!

Vjedhja e kasafortës dhe dy makinave të biznesmenit në Elbasan,

Për krimin në Elbasan ku u vodh një kasafortë dhe 2 makinat e biznesmenit Ylli Salla, ka reaguar dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Sipas Boçit, ngjarja e mëngjesit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bërë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht.

Reagimi i Luçiano Boçit:

 Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij.

As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballen përditë dhe rrezikojnë.

Ngjarja e mëngjesit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bëre më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht.

Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë.

Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta.

Po policia “e re”?!!!

Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”.

I skeduar si i djathtë!

Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje.

Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë.

Ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.​

 

Të fundit