Flash News

KRYESORE

Vjedhja në Rinas/ Xhaçka dhe Balluku me qëndrime kontradiktore për sigurinë kombëtare

Vjedhja në Rinas/ Xhaçka dhe Balluku me qëndrime kontradiktore

Përmasat e grabitjes në Rinas kanë nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj Transporteve. Olta Xhaçka insiston se kemi të bëjmë thjeshtë me një cënim sigurie, që tejkalohet me forcimin e masave.

“Nuk kemi asnjë ndryshim të shkallës së sigurisë, as ngritje të alarmit, as luftë, as cënim sigurie kombëtare. Kemi thjesht një cënim sigurie, siç kemi pasur edhe në bazën e Pashalimanit, më herët, dhe siç bëmë atëherë duke përforcuar masat e sigurisë, ashtu bëmë edhe këtë herë”, theksoi Olta Xhaçka në një lidhje direkte për emisionin “Open” në Top Channel në orën 21:30.

Belinda Balluku, jo vetëm që nënvizon se është cënuar siguria, por shkon me tëj duke paralajmëruat se shteti fiton në arbitrazhin ndërkombëtarë nëse i heq licensën në mënyrë të njëanshme kompanisë koncensionare ‘China Everbright Group’.

“Është kërcënuar siguria kombëtare dhe unë jam e bindur që në këtë rast fitojmë në arbitrazh, sepse është cënuar edhe imazhi i vendit”, theksoi Balluku në emisionin ‘Opinion’ në orën 22:45.

Tentativat e mazhorancës për të mos konsideruar grabitjen si akt terroi lidhet me faktin se kërkon të mbrojë imazhin para qytetarëve. Një vendim i tillë do të krijonte perceptimin se vendi është i pasigurtë, aq më tëpër kur bëhët fjalë për një objekt si aeroporti ndërkombëtar i Rinasit.

Të fundit