Flash News

KRYESORE

‘Vjedhje galopante në Unazën e Re’/ Balliu paralajmëron Ramën: Banorët do ta çojnë çështjen në Strasburg

‘Vjedhje galopante në Unazën e Re’/ Balliu

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu në një dalje publike për mediat akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur miliona euro me projektin e Unazës së Re.

Në emër të PD-së ish deputeti i kërkoi Prokurorisë të veprojë.

“Deri tani, prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro  para publike”-theksoi Balliu.

Po ashtu ish-deputeti tha se nëse banorët e Astirit e dërgojnë çështjen në Strasburg, e fitojnë.

Pjesë nga deklarata e Balliut

“Edi Rama e nisi dhe po e vazhdon projektin e zgjerimit të Unazës së Re jo si një projekt në shërbim publik, por si një projekt për të vjedhur. Ky është një rast unik, kur në një terren të ngjashëm, pa llogaritur dëmshpërblimet, 1 kilometër të kushtojë 20 milionë euro.

Pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me një tender me fitues të paracaktuar, pa garë, pasi u kap me një kompani fallco si dh-ja; pasi ka bllokuar hetimet në prokurori për  mashtrimin me DH Albania, agjencitë në varësi të Edi Ramës po e thellojnë vjedhjen.

Siç është bërë e njohur, 2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi.

Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.

Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve. Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe INK, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull.”

Të fundit