Flash News

KRYESORE

Vjehrri i deputetit u hodh nga kati i 4-ët i Sanatoriumit, flet Gjetani: Kam hyrë në spital dhe e kam parë me sytë e mi

Vjehrri i deputetit u hodh nga kati i 4-ët i Sanatoriumit, flet Gjetani:

Flet për humbjen e vjehrrit deputeti Gjetan Gjetani, pasi pak ditë më parë u hodh nga kati i katërt i Sanatoriumit ku ishte shtruar, teksa po trajtohej si pacient i infektuar e covid-19.

Në një intervistë për abc news, Gjetani tha se vjehrrit të tij Hasan Mira, 65-vjeç ishte person që gëzonte një shëndet shumë të mirë dhe se e ka kuptuar me shumë vonesë se ishte i prekur me COVID-19.

Sipas Gjetanit, problematike në këtë spital është mungesa e një psikiatri dhe se personat e prekur me koronavirus, nuk duhet të shtrohen në katin e katërt, por në të parin për të shmangur rastet tragjike si ai i vjehrrit të tij.

“Në Sanatorium nuk ka një psikiatër, njerëzit me probleme të tilla nuk mund të shtrohen në katin e katërt. Duhet të merren masa që persona me probleme të tilla të shtrohen në katin  e parë. Ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, COVID-19 nuk e ka kuptuar fare, kishte mbi dy javë. Doktorët e Burrelit nuk e kanë zbuluar këtë sëmundje. Por kur ka bërë një vizitë në Sanatorium është konstatuar me koronavirus”, u shpreh ai.

Mjekët kanë thënë që COVID-19 i ka shkaktuar dëmtime në tru?

Gjetani: Sipas mjekëve COVID-19 godet organizmin njeriut në pikën më të dobët. Ka persona që i ka goditur në mushkëri. Në rastin konkret i ka goditur sistemin nervor. Kur unë e kam takuar ka qenë shumë mirë, nuk arrita ta besoj. Në spital kam hyrë, e kam parë me sytë e mi, kam parë edhe angazhimin e përkushtuar të mjekëve. Janë vërtet heronj, pasi përballen edhe me problemet e qytetarëve.

Kishte shfaqur shenja agresiviteti më parë?

Gjetani: Jo, vetëm të mërkurën në mëngjes i ka shfaqur këto probleme.

Të fundit