Flash News

KRYESORE

Vjen reagimi i parë nga politika pas vdekjes së shoferit të Xhafajt: Kjo pyetje kërkon pëgjigje!

Vjen reagimi i parë nga politika pas vdekjes së shoferit të

Pas vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt, Shkëlzen Qordes ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Eshtë ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili e konsideron ngjarjen si “ekzekutim mafioz” dhe nge pyetjen, “Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?

apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari???”

Reagimi i Sali Berishës:

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.

Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!

Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.

Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??

Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?

apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.

Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”

Të fundit