Flash News

KRYESORE

Vjen reagimi i parë i demokratëve për fjalimin e Ramës, Paloka: Lideri global flet në sallën bosh

Vjen reagimi i parë i demokratëve për fjalimin e Ramës,

Menjëherë pas fjalimit të Ramës në OKB,  kanë reaguar demokratët. I pari është deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar fjalimin e Ramës, duke thënë se në momentin kur foli Rama, e gjithë salla ishte bosh me përjshatim të disa liderve afrikan.

“Pasi i shtriu dhe një herë dorën e tolerancës Presidentin Trump madje i dha atij mundesinë edhe për një foto me të (në fund të fundit të madhit e të fortit i takon të tregohet tolerant e lideri ynë i ka të dyja) sot lideri global vendosi një standart tjetër të ri ( dhe sigurisht historik) me fjalimin e tij "fantastik" sic do thonte shitësi i fiqve”, thotë Paloka.

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në OKB është pritur me kërshëri nga të gjithë, por jo të gjithë mbetën të kënaqur dhe reragimet do të vijojnë.

Ja postimi i Palokës:

“Lideri global ne fjalim historik ne OKB.

Ne sallen gjigande "te mbushur plot" nga pese antare te delegacionit shqiptar , nje perfaqsues i delegacionit te Zanzibarit dhe sekretarja e delegacionit te Surinamit, lideri shpalli se do te shkatrroje perfundimisht ISISin. Ai informoi delegacionin e Zanzibarit se tashme ISIS ka humbur 90% te teritorit.

Pasi i shtriu dhe nje here doren e tolerances Presidentin Trump madje i dha atij mundesine edhe per nje foto me te ( ne fund te fundit te madhit e te fortit i takon te tregohet tolerant e lideri yne i ka te dyja) sot lideri global vendosi nje standart tjeter te ri ( dhe sigurisht historik) me fjalimin e tij "fantastik" sic do thonte shitesi i fiqve.

Nderkaq ne te vdekshmit kemi ende detyrat tona sidomos te zbulojme se sa hapa larg ishte Jemini nga Mezini qe nuk i dilte paster zeri ne pergjim...”

Të fundit