Flash News

KRYESORE

Vjosa Osmani kallëzon në polici deputetin e LDK-së: Më kërcënoi fizikisht dhe me gjuhë banale

Vjosa Osmani kallëzon në polici deputetin e LDK-së: Më

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani njofton në rrjetet sociale se ka nisur kallëzim penal ndaj deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Sipas Osmanit, deputeti e ka kërcënuar fizikisht dhe e ka fyer me gjuhë banale gjatë seancës së parlamentit.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici.

Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.

Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruan Osmani.

Të fundit