Flash News

KRYESORE

Vjosa Osmani përplaset me Hotin: Të bëri kryeministër Hashim Thaçi, ai ta siguroi votën e 61’të

Vjosa Osmani përplaset me Hotin: Të bëri kryeministër Hashim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka pritur mirë zgjedhjen e kryeministrit të ri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, mesditën e sotme. Osmani ka hedhur akuza ndaj këtij të fundit, ndërsa shprehet se “qeveria e drejtuar nga Hoti nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por varet nga Beogradi dhe është krijuar nga Hashim Thaçi.”

Për Osmanin vota e 61 për qeverinë Hoti është siguruar presidenti Thaçi.

“Në radhë të parë një qeveri që varet nga Beogradi dhe së cilës votën e 61 ja siguroi presidenti Thaçi, asnjëherë s’mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, ka thënë Omani në një deklaratë për mediat, duke shtuar se: “Familja ime politike asnjëherë s’ka qenë dhe s’do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime do të jetë populli i Kosovës”.

Kujtojmë se, Avdullah Hoti u zgjodh si kryeministri i ri i Kosovës me 61 vota në Kuvend ditën e sotme, ndërsa përzgjedhja e tij dhe mbarëvajtja e procesit të votimit është përshëndetur nga BE dhe Ambasada Amerikane.

Të fundit