Flash News

KRYESORE

Vjosa Osmani zgjidhet kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës

Vjosa Osmani zgjidhet kandidate e LDK-së për kryeministre të

Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre. Ky është vendimi i marrë nga kjo parti, duke shënuar rastin e parë që në këtë shtet, ku një grua të kandidohet për këtë post.

Osmani ish deputete e kësaj partie, në zgjedhjet e vitit 2017 ishte radhitur ndër politikanet më të votuara në shkallë vendi. Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së u diskutua edhe për koalicionet e mundshme para zgjedhjeve të reja të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Ndërkohë në Prishtinë përfundoi takimi mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Të dyja partitë janë duke diskutuar për koalicionin për zgjedhjet e parakohshme. VV-ja ka mbi 10 muaj që ka dërguar një propozim konkret te LDK-ja për modalitetet e ndërtimit të qeverisjes së ardhshme si dhe prioritetet kyçe.

Kurse Nisma Socialdemokrate e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, nënshkruan javën e kaluar marrëveshje për koalicion parazgjedhor, me bartës të listës kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Një tjetër koalicion është ai midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Të fundit