Flash News

KRYESORE

“Vjosën e lartme Park Kombëtar”, Rama "godet" Metën: Sa mirë sikur ta kishte mbrojtur edhe Valbonën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut

“Vjosën e lartme Park Kombëtar”, Rama "godet"

“Vjosa e lartme shpallet Park Kombëtar”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Tëitter, Rama thekson se qeveria ka refuzuar dhënien e lejeve për projekte HEC-esh edhe në Vjosën e poshtme e cila po ashtu do të integrohet me Parkun.

Në mesazhin e tij Kryeministri nuk ka lënë pa thumbuar edhe Presidentin Meta, për të cilin thotë se: “Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut.”

“Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”, shkruan Rama.

Të fundit