Flash News

KRYESORE

Vladimir Putin shpreh ngushëllimet për viktimat e tërmetit

Vladimir Putin shpreh ngushëllimet për viktimat e tërmetit

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, pas tërmetit që deri më tani ka shkaktuar 28 viktima e mbi 650 të plagosur.

Kreu i shtetit rus uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më parë.

"I nderuar zoti President,

Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.

Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Vladimir Putin

Moskë,

Më 27 nëntor 2019"

Të fundit