Flash News

KRYESORE

Vladimir Putin zyrtarizon kandidaturën për një mandat tjetër në krye të Rusisë

Vladimir Putin zyrtarizon kandidaturën për një mandat tjetër

Vladimir Putin do të rikandidojë për një mandat tjetër si president i Rusisë në zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

“Nuk mund të gjeja vend dhe moment më të mirë”, tha Putini gjatë një takimi me punëtorët e fabrikës ‘GAZ’, “faleminderit për mbështetjen, do të rikandidoj për president”.

Putin drejton Rusinë që prej vitit 2012-të, ndërsa ka qenë edhe më parë president i vendit në vitet 2000-2008 dhe kryeministër në vitet 2008-2012. Ai konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Rusi dhe një prej lidërve më me shumë ndikim në botë. Gjatë drejtimit të Presidencës ai është akuzuar për shtypje të opozitës dhe gazetarëve, ndërsa ka përqëndruar shumë pushtet në duart e tij. 

Të fundit