Flash News

KRYESORE

Vlahutin dhe kryebashkiaku i Kukësit thirrje banorëve: Kemi investuar gjysmë milion euro, mos u shpërngulni nga ky vend i bukur

Vlahutin dhe kryebashkiaku i Kukësit thirrje banorëve: Kemi investuar

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe kryetari i bashkisë Kukës, Bashkim Shehu kanë inaguruar rrugën që lidh Shishtavecin me Kosovën përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.

Ndër të tjera ambasadorja Vlahutin ka bërë thirrje që nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend kaq të bukur.

“Kemi investuar gjysëm milion euro. Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur”, shtë shprehur Vlahutin.

Për sa i përket hapjes së aeroportit dhe lobimin të zyrës së BE-së, ambasadorja është shprehur se ka biseduar me qeverisjen qendore dhe kryeministrin Rama, dhe se me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të qytetit të Kukësit.

Të fundit