Flash News

KRYESORE

Vlahutin e lumtur me fitoren e Ramës, miratimin e reformës në drejtësi e sheh si sukses të kryeministrit

Vlahutin e lumtur me fitoren e Ramës, miratimin e reformës në

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin vazhdon të tregojë hapur mbështetjen e njëanshme për kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, Vlahutin ka thënë se “presim që qeveria e re të rimarrë përgjegjësi të plotë për reformat, meqë kjo votë ishte, në njëfarë mënyre, mbështetje për programin e reformave”. E guximshme është kjo deklaratë e Vlahutin për “program reformash”, pasi vet Rama nuk paraqiti asnjë program gjatë fushatës elektorale.

Vlahutin e sheh votën e shqiptarëve për Ramën edhe si një  ‘shpërblim’ për mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, duke përjashtuar në këtë mënyrë kontributin e opozitës.

“Reforma e drejtësisë është një bllok themelor, jashtëzakonisht i rëndësishëm për trajtimin e dy përparësive të tjera kyçe që lidhen me shtetin ligjor – luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.  Gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët e Shqipërisë kanë shprehur një mbështetje shumë të madhe për reformën dhe personalisht, besoj se kjo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këtë vote”, ka thënë Vlahutin.

Të fundit