Flash News

KRYESORE

Vlahutin ikën në gusht, BE zyrtarizon ambasadorin e ri në Shqipëri

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, ka emëruar Luigi Soreca-n, si shef të delegacionit të BE-së në Shqipëri, njoftimi është bërë u ditur nga zyra e shtypit të Bashkimit Europian.

Luigi Soreca, aktualisht mban postin e drejtorit të Sigurisë në DG HOME, në Komisionin Evropian.

Mandati i ambasadores aktuale të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin përfundon në muajin gusht. Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit të Ettore Sequi.

Të fundit