Flash News

KRYESORE

Vlerat e mandarinës së gjelbër, fruti që lufton viruset dhe lufton plakjen

Vlerat e mandarinës së gjelbër, fruti që lufton viruset dhe

Janë të athëta, por vlerat e tyre për shëndetin janë të jashtëzakonshme. Po flasim për mandarinat e gjelbërta që janë të stinës.

Antioksidantët që gjenden tek mandarinat ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira nga organizmi. Shumë të pasura me fibra, mandarinat lehtësojnë rënien në peshë. Nëse konsumoni mandarina të gjelbra rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar, shkruan Agroweb. Ato gjithashtu luftojnë plakjen.

Agroweb sugjeron se si mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.

Përbërësit:

– 3 mandarina të gjelbra

– 1 limon i verdhë

– 2 kërcenj selinoje

– 4 gjethe spinaqi

Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm. Qëroni mandarinat dhe limonët. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre. Mandarinën mund ta shoqëroni edhe me portokallin ose karotën. Limonin e verdhë mund ta këmbeni me qitron, e cila sjell shumë përfitime për shëndetin. Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël ose një a dy tufa me majdanoz të freskët. Spinaqin mund ta zëvëndësoni me fletë sallata jeshileose marule.

Të fundit