Flash News

KRYESORE

Vlerësimet për lojtarët e Kombëtares, cili ka kartonin më të shtrenjtë

Vlerësimet për lojtarët e Kombëtares, cili ka kartonin

CIES ka publikuar vlerësimet e reja për futbollistët në kampionatet kryesore evropiane. Futbollistët shqiptarë janë pak a shumë në të njëjtën linjë nga muaji paraardhës.

Në krye të listës vazhdon të jetë mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj.Lojtari i Napolit kushton 68 milionë euro, ndërsa më parë kushtonte 67.2 milionë euro.

Nga ana tjetër një rritje ka dhe tek portieri Thomas Strakosha, i cili vlen 29.8 milionë euro falë paraqitjeve në nivelin e duhur këtë muaj, ndërsa më parë vlerësohej me 28.9 milionë euro.

Futbollisti i tretë më i kushtueshëm i Shqipërisë, është gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha. Ky i fundit ka pësuar një ulje të vlerësimit, ndryshe nga dy të parët pasi vlerësohet me 11.5 milionë euro, ndërsa më parë shifra ishte në 12.2 milionë euro.

Futbollistët e tjerë të Kombëtares vazhdojnë në kufirin e ulët të vlerësimit që nuk e kalon 3.4 milionë euro, shifër kjo e mbajtur nga Armando Sadiku.

Të fundit