Flash News

KRYESORE

Vlerësimi i kandidatëve të PD-së për zgjedhjet lokale, vjen në Tiranë përfaqësuesi i Partisë Konservatore

Vlerësimi i kandidatëve të PD-së për zgjedhjet lokale,

Kandidatët për kryetar Bashkie të Partisë Demokratike do të vlerësohen nga përfaqësuesi i Partisë Konservatore para se të zyrtarizohen.

Ditën e nesërme në Tiranë do të mbërrijë kryetari i Komitetit të përzgjedhjes së kandidaturave i Partisë Konservatore britanike. Lajmin e bëri të ditur, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Real Story’ ku u shpreh se çdokush që do të kandidojë do të vlerësohet në bazë të integritetit, njohurive, përkushtimit dhe pastaj do të vlerësohet me votë nga anëtarësia e PD, para se ti nënshtrohet votës së qytetarëve.

“Partia Konservatore britanike ka një nga sistemet më të përparuara të vlerësimit të karrierës politike dhe pjesë e këtij sistemi është edhe Komiteti i seleksionimit të kandidatëve, i cili në mënyrë periodike organizon filtrimin e kandidatëve potencialë duke i kthyer ata në kandidatë zyrtarë, si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për zgjedhje vendore.

Ne e kemi marrë këtë sistem dhe e kemi bërë pjesë të statutit dhe ditën e shtunë këtu do të mbërrijë kryetari i Komitetit të përzgjedhjes së kandidaturave i Partisë Konservatore, i cili do të na ndihmojë që atë që kemi sot Kushtetutë të Partisë Demokratike, nesër ta vëmë në zbatim përmes një procesi transparent, ku çdokush të ketë mundësinë të kandidojë, të vlerësohet në bazë të integritetit, njohurive, përkushtimit dhe pastaj të vlerësohet me votë nga anëtarësia e PD, para se ti nënshtrohet votës së qytetarëve për përgjegjësinë publike që do të marrin, qoftë kjo si deputet, qoftë si këshilltar bashkiak, qoftë si kryetar bashkie. Pra jemi në një fazë të avancuar që ka ecur shumë shpejt të demokratizimit dhe hapjes së PD-së. Ky ka qenë qëllimi im prej fillimit”, u shpreh Basha.

Të fundit