Flash News

KRYESORE

Vlerësohet me çmim ndërkombëtar emisioni i mëngjesit në Shqipëri

Vlerësohet me çmim ndërkombëtar emisioni i mëngjesit
“Mirmëngjes Shqipëri” është emisioni i mëngjesit që transmetohet çdo ditë në ekranin e RTSH. Prej vitesh ky emision drejtohet nga Arbër Çepani dhe Blerina Shehu. Në këtë emision trajtohen tema të ndryshme dhe të ftuar nga fusha të ndryshme. Për punën e tyre dhe kontributin në televizion dy moderatorët e njohur janë vlerësuar me çmim ndërkombëtar kushtuar ekselencave në fushën televizive. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori i këtij emisioni, teksa shkruan në Instagram: “Më lejoni të ndaj lajmin e gëzueshëm me ju, që bashkë me kolegen Blerina Shehu, do të tërheqim këtë të Shtunë në Napoli të Italisë, çmimin ndërkombëtar kushtuar ekselencave në fushën televizive. Jemi shumë krenarë që në edicionin e XVIII të festivalit ndërkombëtar të ekselencave "Napoli Cultural Classic", do të flitet edhe shqip! Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që na keni dhuruar, këtë çmim duam përzemërsisht ta ndajmë me ju.”

Të fundit