Flash News

KRYESORE

Vllaznia drejt rënies nga Kategoria Superiore, por CAS mund të gëzojë tifozët shkodran

Vllaznia drejt rënies nga Kategoria Superiore, por CAS mund të

Vllaznia ka humbur ndeshjen deçizive të javës së 34-t, përballë Partizanit më rezultatin 2:0 duke qenë pothuajse e rënë nga Kategoria Superiore, pasi rivali direkt, Kamza fitoi në shtëpi sfidën me Flamurtarin, 1:0.

Jo vetëm kaq, por pas ndeshjes u mësua se edhe trajneri Ernest Gjoka dha dorëheqjen, i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe rezultatet e fundit të ekipit.

Megjithatë, edhe nëse bien matematikisht nga elita e futbollit shqiptar në 100 vjetorin e themelimit të klubit, duket se ka ende shpresë për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

Vendimi i UEFA-s për pezullimin e Skënderbeut me 10 vite nga kompeticionet europiane mund të bëjë që Vllaznia të mos bie nga kategoria, pasi do të ishte e vështirë që klubi korçarë të mbijetonte pa të ardhurat e majme që vijnë nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës.

Jo vetëm kaq, por nëse CAS lë në fuqi vendimin e Komisionit të Apelit të UEFA-s, që do nënkuptonte se korçarët kanë trukuar ndeshje, atëherë edhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë e detyruar të penalizojë korçarët, siç ndodhi në sezonin 2016-17, ku u hoqi titullin kampion dhe 12 pikë nga renditja.

Të fundit