Flash News

KRYESORE

Vllaznia me një trajner të ri, gjen zëvendësuesin e Mirsad Jonuz

Vllaznia me një trajner të ri, gjen zëvendësuesin e Mirsad

Vllaznia ka gjetur emrin e ri të trajnerit që do të drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Hysen Dedja, ish futbollisti shkodran do të ulet sërish në stolin e Vllaznisë.

Për herë të fundit, Dedja ka qenë trajner i Lushnjës në 2018-ën, vit në të cilin myzeqarët garonin në Kategorinë Superiore.

Në prezantimin e tij, trajneri Dedja u shpreh se skuadra do të tentojë të arrijë në zonën e Europës, ndërkohë që administratori i klubit Suad Lici dha garanci për të ardhmen e trajnerit.

“Mendimi do të jetë që objektivat të jenë madhore, që klubi të renditet në mesin e klasifikimit,  pse jo edhe në zonën e kupave të Europës” deklaroi Dedja në konferencën për shtyp.

Të fundit