Flash News

KRYESORE

Vllaznia nuk i beson më Sherrit, merr portierin maqedonas

Vllaznia nuk i beson më Sherrit, merr portierin maqedonas

Vllaznia duket se ka humbur durimin me portierin Alen Sherri. Gafa e bërë në ndeshjen ndaj Tiranës ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e shkodranëve dhe kanë rrëmbyer portierin Adreja Efremov.

"KF Vllaznia bën të ditur se prej disa ditësh ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratë edhe me portierin maqedonas Adreja Efremov.

"Mbrëmjen e së premtes portieri në fjalë është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së, do të jetë në dispozicion të stafit teknik të ekipeve tona për ndeshjet e ardhshme.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen portierit Andreja Efremov dhe shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për ngjyrat kuqeblu”, - njoftoi Vllaznia.

Të fundit