Flash News

KRYESORE

Vllaznia-Teuta ndërpritet se s'ka drita, tifozët thërrasin "Rama ik"

Vllaznia-Teuta ndërpritet se s'ka drita, tifozët thërrasin

Episodet në futbollin shqiptar janë qesharake sezon pas sezoni. Ndeshja e sotme e Vllaznisë dhe Teutës pati dy ndërprerje dhe nuk bëhet fjalë për arsye sportive.

Në stadiumin "Loro Boriçi" u ndërpre dy herë energjia elektrike dhe është e pamundur që të luhet kështu. Më saktë, është ndërprerë energjia në gjithë lagjen përreth stadiumit. Në momentet kur në stadium nuk kishte drita, tifozët kanë thërritur "Rama ik", ashtu si në ndeshjen Shqipëri-Francë para pak ditësh.

Edhe transmetuesi zyrtar "Supersport" ka patur një blackout total. Lojtarët kanë mbetur në fushë më kot dhe nuk dinë se a duhet të shkojnë në dhomat e zhveshjes, apo të rrinë në fushë.

 

 

 

Të fundit