Flash News

KRYESORE

Vlora bën bashkë Spiropalin dhe dy deputetët e PS, por në këtë foto injorojnë porositë e Ramës (si pozon e vogla e ministres)

Fundjava, sidomos në sezonin e verës i gjen politikanët jashtë Tiranës drejt vendeve më të qeta, sidomos ato bregdetare.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali dhe dy deputetët e PS, Vilma Bello dhe Fate Velaj sot pushojnë në Vlorë.

Ata kanë pozuar krah njëri tjetrit, madje duke injoruar edhe porositë e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe autoriteteve shëndetësore për distancim social si një nga masat parandaluese anti-covid, për më tepër gjatë këtyre ditëve kur numri i të prekurve është rritur ndjeshëm.

Për të mos u humbur në këtë foto është edhe pozimi i vajzës së ministres, Nalta me dy gishta lart.

Të fundit