Flash News

KRYESORE

Vlora çeli dje sezonin turistik, nuk ndalohet as të shkosh në plazh dhe as të lahesh në det

Vlora është bërë qyteti i parë bregdetar që ka çelur sezonin turistik. Në një ceremoni të pazakontë, dje, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, u shpreh se qyteti është gati të presë pushuesit por duke respektuar protokollet e sigurisë së shëndetit.

“Të fillojmë nga sot një sezon turistik te suksesshëm, aq sa kushtet do të na lejojnë ta kemi. Kemi një sfidë tjetër përpara. Të vazhdojmë të respektojmë njëri-tjetrin, të vazhdojmë të respektojmë masat e marra në mënyrë që sezoni turistik të ketë sukses dhe suksesin mund ta bëjmë të gjithë së bashku”, u shpreh Leli.

Por pushuesit do të lejohen të shkojnë në plazh dhe të lahen në det.

Të fundit