Flash News

KRYESORE

"Vlora e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer pandeminë", Dritan Leli flet për turizmin në kohë pandemie: Kemi një rritje të prenotimeve

"Vlora e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer

“Jam përpjekur mos bëj vetëm administratorin, por edhe mjekun”, kështu është shprehur kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, gjatë një interviste për “Real Story” ndërsa përshkruan se si po bëhet turizmi në këtë kohë pandemie në qytetin bregdetar.

Sipas kryebashkiakut Leli, fundjava në Vlorës është shumë ndryshe nga ditët e tjera pasi plazhet dhe hotelet janë plot dhe ka një rritje të prenotimeve.

 “Është vetë situata ku ndodhemi, që të jemi skeptikë, duhet të lëvizim, pavarësisht përpjekjeve që po bëjmë jo vetëm në Vlorë, por gjithë operatorët turistikë po përpiqen të sjellin turistë. Duam një turizëm të suksesshëm.

Gjatë karantinës Vlora e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer pandeminë. Megjithatë tani ka një rritje , është gjë që pritet. Këtu lëvizin qytetarë të tjerë, ku vijnë qytetarë jashtë territorit shtohet mundësia, është më e madhe për t’u prekur nga COVID-19.

Jam përpjekur mos bëj vetëm administratorin, por edhe mjekun. Duhet të jemi të kujdesshëm, të ushtrojmë presionin e duhur që të kemi shifra të kontrolluar dhe të bëjmë turizëm. Do të bashkëjetojmë me koronavirusin derisa mjekësia të ketë përgjigje definitive.

Sot në një kohë kur dje ka qenë mot i keq, por është dhe e hënë dhe shezlongjet janë bosh. Në fundjavë plazhet dhe hotelet janë plot, ka rritje të prenotimeve. Disa shezlongjet janë bosh, por kemi disa turistë të huaj aty tek rruga tjetër”, tha Leli.

Të fundit