Flash News

KRYESORE

Vlora sot pa energji elektrike, cilat janë zonat turistike që preken  

Vlora sot pa energji elektrike, cilat janë zonat turistike që preken

Disa zona të rëndësishme turistike në Vlorë do të mbeten pa energji elektrike për disa orë.

Njoftimin e ka dhënë vetë OSHEE, e cila ka bërë të ditur se shkak është bërë një defekti në çelësin 35 kv.

“Për shkak të një defekti në çelësin 35 kv, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në linjën 35 kv L30-31/1 Tec Vlorë – Uji i Ftohtë, sot në datën 13 korrik, nga ora 10:30-11:30.

Pa energji do të jenë disa Lagje në Vlorë: “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, “Pavarësia”, Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman”, sqaron OSHEE.

Të fundit