Flash News

KRYESORE

Vlorë, biznesmeni dhe ndihmësi 28-vjeçar, një javë të zhdukur në det

Vlorë, biznesmeni dhe ndihmësi 28-vjeçar, një javë

Familjarët e dy peshkatarëve vlonjatë, njëri prej të cilëve pronar i një hoteli të njohur në qytet, denoncuan zhdukjen e tyre në det, prej katër ditësh. Sipas familjarëve, Adriano Jaho 52 vjeç dhe ndihmësi i tij Ariseld Maze 28 vjeç janë zhdukur në Durrës në datë 4 qershor, ndërsa kishin nxjerrë skafin në det për ta provuar pas riparimit. Djali i biznesmenit Jaho, Fabjan Jaho tregon për kontaktin e fundit me të atin” “Natën e fundit ka thënë që nxirrni karelin se skafi po merr ujë. Dhe kaq ka thënë. Çunat kanë vajtuar pas 1 orë dhe nuk është bërë i gjallë. Telefonat janë fikur.”

Ndërsa babai i 28 vjecarit, Përparim Maze, apelon policinë t’i gjejnë të birin” “Do të marrim mjetin ta provojmë në Durrës dhe do të kthehemi brenda ditës. Që nga momenti që ikën nuk kanë ardhur më. Kemi bërë denoncimin si zotëria këtu. Nuk dimë gjë, nuk dimë ku të përplasemi. Te dy burrat ishin te pasionuar pas peshkimit dhe njohjes të mirë të detit. Ata dilnin shpesh për peshkim dhe në momentin e zhdukjes kanë qenë në një motoskaf me gjatësi 8 metra me dy motorë dhe me dokumentacion te rregullt. Familjarët  thonë se nuk kanë marrë mjaftueshëm ndihmë nga policia edhe pas denoncimit, duke ngritur hipoteza.

Famijlarët i bëjnë apel shtetit: “Njeriu në mes të korrikut të humbë anës detit nuk ka ndodhur ndonjëherë. I kërkojmë shtetit që të na thonë vetëm se janë mirë.”

Ndërkohë, policia pohon kallëzimin e kryer nga familjarët dhe sqaron vetëm se ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur. Policia thotë se po punon për gjetjen e tyre.

Të fundit