Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Dhunohet nga dy persona avokati i Mihal Kokëdhimës, pronari që dhunoi turistët spanjollë

Vlorë/ Dhunohet nga dy persona avokati i Mihal Kokëdhimës,

Ka rënë pre e dhunës verbale dhe fizike avokati Kujtim Cakrani. Ngjarja ka ndodhur pranë studios së tij në Vlorë.

Pas ngjarjes, avokati ka bërë denoncim në komisariatin e Vlorës, ku dyshohet se është dhunuar për shkak të detyrës nga dy persona.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende detaje zyrtare mbi ngjarjen, ndërsa avokati Cakrani ka bërë kallëzim penal ndaj personave të dyshuar.

Kujtojmë se Cakrani ka trajtuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe si avokat i Mihal Kokëdhimës, pronari i hotelit në Porto Palermo i cili dhunoi turistët spanjollë, video që u filmua nga familja dhe më pas bëri xhiron e rrjetit edhe në mediat e huaja një vit më parë.

Të fundit