Flash News

KRYESORE

Vlorë/ I dërgonte të birit në burg atlete të mbushura me drogë, arrestohet nëna ‘postiere’

Vlorë/ I dërgonte të birit në burg atlete të mbushura

Një nënë 45 vjeçare i ka dërguar të birit në burg një palë atlete, por ka përfunduar edhe vetë pas hekurave.

Arsyeja e arrestimit të saj është se, L.B, banuese në Vlorë ka fshehur kanabis në shuallin e atleteve, të cilat do ia jepte të birit që ndodhej në burg i dënuar për vjedhje.

Policia ka arrestuar edhe personin K.K, i cili i ka dhënë gruas kanabisin.

Policia ka lënë nën hëtim  45 vjeçaren L.B për veprën penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim". Kurse vlonjati që i dha drogën u arrestua për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Të fundit