Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Koha e keqe, vështirësi për lëvizjen e mjeteve lundruese

Vlorë/ Koha e keqe, vështirësi për lëvizjen e mjeteve

Reshjet e shumta dhe koha e keqe kanë krijuar probleme në lundrim për tragetet dhe anijet në qytetin e Vlorës.

Autoritetet lajmërojnë se lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar për anijet e vogla, ndërsa trageti i linjës Brindisi-Vlorë arriti që të ankorohej në portin e qytetit pas më shumë se 14 orësh.

Reshje ka pasur edhe gjatë mëngjesit në qytetin bregdetar.  Por probleme nuk ka pasur ën rrugë apo lagje, ndërsa në të shkuarën reshjet e tepërta kanë sjellë edhe përmbytje.

Deti është me fuqi 8 ballë dhe shpejtësia e erës që fryn nga jugu 18-20 m/s.

Të fundit