Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Kryebashkiaku tregon për “Lungomnare 2”: Pishinë olimpike dhe parkim nëntokësor, projekti 4 mln €

Vlorë/ Kryebashkiaku tregon për “Lungomnare 2”:

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Lelideklaroi se do të shpenzohen 4 milionë euro për projektin “Lungomare 2”, që do të shtrihet nga "Tuneli" deri në Radhimë.

Gjatësia e shëtitores “buzë detit” do të jetë 1.3 km, e do të jetë zgjatim i shëtitores aktuale.

Sipas projektit, do të ndërtohet një parkim nëntokësor, me 160 vende, e po ashtu do të ndërothet një pishinë olimpike me ujë deti për qytetarët, e një për fëmijët.

"Projekti që sapo kemi filluar, nga zona e tunelit në drejtim të Radhimës, është vazhdim i ndryshimit rrënjësor të faqes turistike të Vlorës. Do të ketë një pishinë olimpike me ujë deti për qytetarët, një pishinë për fëmijët dhe një parkim me 160 vende, për të zgjidhur problemin e vendeve të parkimit. Do të ndërtohet edhe një korsi për biçikletat, me gjatësi 3 km. Do të ketë edhe një rrugë kalimi për këmbësorët nga Vlora në Orikum pa ndërprerje. Fondi ka qenë i vlerës 3 milion euro por me shtimin e parkingut kemi shtuar edhe 1 milion euro i cili është kontribut i Bashkisë", tha Leli për mediet.

Sa i përket aksionit të IKMT-së që shtrihet nga Orikumi në Radhimë, kryebashkiaku shtoi se nuk është selektiv, porse ndërtimet aty janë paligjshme.

Të fundit