Flash News

KRYESORE

Vlorë, shkëputet një pjesë shkëmbi tek “Kalaja”, policia paralajmëron: Ka rrezik për shëmbje të tjera

Vetëm para pak minutash në qytetin e Vlorës në zonën e quajtur “Kalaja” është shkëputur një masë shkëmbi duke rënë në mes të rrugës. Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por ekziston rreziku i shkëputjes së ndonjë mase tjetër shkëmbore.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë- Orikum.

“Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës”-njofton policia.

Ndërkohë janë njoftuar edhe Emergjencat Civile, reparti i xhenjos si dhe firma e mirembajtjes së rrugëve. Sipas saj, do të ketë një njoftim të dytë për hapjen e aksit rrugor.

Të fundit