Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti; burri niset me urgjencë drejt Tiranës

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti; burri niset

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në fashtin Panaja në Vlorë. Mësohet se, të plagosur kanë mbetur një çift personash, L.S. 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S. 49 vjeçe. Çifti kanë pësuar djegie në trup si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola.

Gruaja ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa bashkëshorti u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore për shkak të shkallës më të rëndë të djegies.

Të fundit