Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Shpëtohet gomonia me dy persona në bord në det të hapur, dyshohet se transportone drogë

Vlorë/ Shpëtohet gomonia me dy persona në bord në det

Një gomone ka pësuar defekt në det të hapur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Gomonia “Stuhia 1375” ka pësuar defekt gjatë kohës që ka qenë duke lundruar. Mësohet se në bordin e saj kanë qenë dy persona, të cilët janë evakuuar dhe janë jashtë rrezikut.

Shpëtimi është kryer nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe mjeti lundrues është nxjerrë në breg.

Personat janë ende të paidentifikuar. Nuk dihet akoma për çfarë përdorej gomonja, por policia po heton nëse ajo përdorej për të trafikuar drogë.

Policia po merr në pyetje personat dhe po bën verifikimin e dokumentacionit të gomones.

Të fundit