Flash News

KRYESORE

Vodafone Albania nënshkruan marrëveshjen për blerjen e Abcom, më tepër shërbime për konsumatorët

Vodafone Albania nënshkruan marrëveshjen për blerjen e Abcom,

Vodafone Albania ka nënshkruar sot marrëveshjen për blerjen e kompanisë Abcom.

Abcom është kompania më e madhe kabllore në Shqipëri dhe rrjeti i saj mbulon rreth 460.000 familje në Shqipëri. Kompania ofron internet kabllor dhe shërbime Pay-TV për më shumë se 100.000 familje në vend.

Kjo blerje e bën Vodafone Albania një kompani telekomunikacioni të plotë me të gjitha shërbimet, telefoni fikse, celulare dhe shërbime televizive për familjarë dhe biznese.

Vodafone Albania parashikon të prezantojë në treg një gamë të re shërbimesh dhe produktesh të konvergjuara, duke i ofruar konsumatorit shqiptar, krahas shërbimeve më cilësore të telefonisë celulare, edhe një paketë të plotë dhe të zhvilluar shërbimesh të internetit fiks dhe Pay-TV.

“Vodafone Albania është investitori më i madh i huaj në Shqiperi. Ky transaksion rithekson besimin tonë në potencialin në rritje të ekonomisë shqiptare. Integrimi i Abcom do të forcojë Vodafone Albania dhe do na japë mundësinë t’i ofrojmë konsumatorëve dhe bizneseve një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh të internetit fiks, Pay-TV dhe telefonie celulare, duke drejtuar kështu zhvillimin e shoqërisë digjitale në Shqipëri”-tha në fjalën e tij Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris.

Të fundit