Flash News

KRYESORE

“Vodha celularin kur isha 17 vjeç”, historia e vajzës së re e dënuar me dy vite burg

“Vodha celularin kur isha 17 vjeç”, historia e vajzës

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’  këtë  Krishtlindje ishte në burgun e grave në “Ali Dem”. Në mesin e të dënuarave ishte edhe Eva, 19-vjeçarja e dënuar për dy vite burg me akuzën vjedhje me dhunë.

Ajo tha për ‘Dritare me Rudinën” se ishte vetëm 17 vjeç kur vodhi një celular dhe u dënua me dy vite burg.

“Përshëndetje më quajnë Eva, jam 19 vjeç. Kam bërë vjedhje me dhunë . Kam qenë me shoqërinë. Isha adoleshente, vodha një celular kur isha 17  vjeç.

Ushtrova dhunë psikologjike. Thjesht ka pasur dhimbje koke dhe e kanë quajtur dhunë Të gjithë u dënuam, edhe 24 ditë dal. Do jem pranë familjes sime, do shkoj në shkollë. Ju uroj të gjithave këtu liri sa më të shpejt”, tha ajo.

Të fundit